Arta Nitaj është ndër vajzat më të komentuara të showbizit në Kosovë e cila tërheqë vëmendjen shpesh me pozat në rrjetet sociale ku vihen re linjat perfekte të modeles. Mbrëmjen e djeshme ajo ka qenë e ftuar në emisionin veror ‘Natë Vere’ në T7, ku ka folur për jetën e saj private e jo vetëm.
Në këtë emision, ku ish-konkurrenti i Për’puthen Andi Artani është moderator, Arta ka treguar se ata njihen që nga gjimnazi por pakkush e dinte. Dyshja që vijnë nga qyteti i Pejës kanë qenë në të njëjtën shkollë dhe zbuluan një peng që u ka mbetur.
Ishte Andi ai që zbuloi se kishin planifikuar të shkonin bashkë atë mbrëmje por plani kishte dështuar. “Ma la seen”, tha Arta me humor duke zbuluar se ka qenë Andi ai që nuk e çoi deri në fund planin. Mbrëmjen e djeshme, disa vite nga mbrëmja e Maturës, duke shfrytëzuar emisionin ata ecën krah njëri-tjetrit, duke improvizuar paradën e mbrëmjes së Maturës.