Ana Kauri del zbuluar, kapet ‘mat’ duke u puthur me ish-konkurrentin e Perputhen (VIDEO)

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ana Kauri, para pak kohësh ka treguar se është në lidhje dashurie, teksa nuk ka zbuluar më shumë detaje për të dashurin.

Së fundmi, faqja e njohur në rrjetin social “Vipat e Bllokut” kanë publikuar një video të ish-konkurrentes me të dashurin.

Në mbishkrimin e kesaj video thuhet se është Ana dhe Eltoni, e që edhe ky i fundit ka qenë pjesë e këtij emisioni.

Bëhet fjalë për Elton Maksuti, i cili hyri pak muaj para përfundimit të emisionit.

Në videon e publikuar dyshja shihen të shtrirë pranë njëri-tjetrit, teksa Eltoni puth në kokë Anën.