Amara, vajza e gazetares se njohur Aulona Musta feston sot ditelindjen e ne kete dite te shenuar nuk mund te mungonte urimi i mami Aulones.
Me ane te nje postimi ne Instagram, gazetarja i kushton disa fjale zemre vajzes se saj, e cila mbush 8 vjeç.
Me kete rast, Aulona na tregon disa veprime aq te bukura dhe te pergjegjshme te vajzes se saj qe e bejne ate si nene te ndihet shume krenare.
“26 shtatori, dita e shenjtë në kalendar për ne.
Dita kur ti Amara, bekove jetën tonë.
E ndjeshme dhe e fortë, empatike dhe luftarake, e dëgjuar dhe e pavarur, pa patur frikë t’i shkojë deri në fund mendimit të vet, vajza që dashuron pianon dhe boksin në të njëjtën kohë, vajza me zemrën e madhe që ndalon të ushqejë qentë dhe macet, nuk vret mushkonjat se i ka xhan dhe nuk do të lyhet me krem plazhi se ka frikë mos dëmton peshqit…e shumë e shumë të mira të tjera që më bëjnë kaq krenare për ty.
Të uroj vetëm shëndet dhe jetë, pasi çdo gjë tjetër e di që do ta arrish vetë. Ne do jemi gjithmonë aty për ty. Në çdo moment. Në çdo arritje. Në çdo sfidë!
Të duam shumë”