Diten e sotme, reperi Gjiko ka bere nje dedikim mjaft te ndjere per artistin Arlind Gjikolli.
Reperi ka postuar disa foto me të ne rrjetet sociale bashkangjitur me shkrimin:
“Gjikla, po mundona me u bë i fortë, njëjtë si me mësove tërë jetën, ty të kom pas vëlla, shok, mentor aleat o Gjikla jem, shumë sfida i kaluam bashkë edhe këtë sfide menduam se do e kalonim, vetëm një gjë e di sigurt, sëmundja nuk e pati aspak të lehte, qetësia jote ia ngadalësoj turrin, mençuria jote e zhveshi atë. Shkenca e mjekësia u fasionua me metodat tuaja, por ja që Zoti të deshti më shumë se ne. Sepse engjëjt nuk jetojnë në tokë, por në parajsë. Premtimin ta kom dhënë, e premtimet do i mbaj, amanetin do ta kryej, e kurrë nuk kom me u ndal, veç për ty Gjikla jem, njëjtë si ti që nuk u ndale asnjëherë për mua Gjikla jem. Pusho i qetë vëlla i dashur , e Ishalla na ki bo hallall të gjithëve, gjithmonë në zemrat tona pulsi jonë do të jesh.”