Pak kohë më parë Almeda Abazi ka qenë e ftuar në një intervistë për emisionin “S’e luan topi”.
Teksa tregonte historinë e jetës së saj, me gjithë momentet e lumtura dhe ato të vështira, Almeda bëri një deklaratë të papritur për të afërmit nga ana e të atit të ndjerë.
Ajo tregoi se pas vdekjes së babait nuk ka ruajtur kontakte me njerëzit e tij dhe se madje i ka takuar vetëm një herë pas lindjes së të birit, Efe.
Kjo deklaratë sigurisht nuk kishte si të mos i përmendej kushërirës së saj, Ajsel Abazi.
Teksa realizoi një bisedë virtuale me ndjekësit, Ajsel u pyet nga njëri prej tyre se si janë marrëdhëniet mes saj dhe Almedës pas deklaratës.
Sipas Ajsel, marrëdhëniet i kanë pasur dhe i kanë shumë të mira dhe madje shtoi se deklarata e Almedës është keqkuptuar, por nuk i takon asaj të jap një shpjegim.