Edhe pse mamaja e saj, moderatorja e njohur Alketa Vejsiu, është përpjekur ta mbajë larg kamerave dhe shtypit rozë, sapo Nicol Nelo u shfaq në Instagram interesi për të ishte shumë i madh.
Së fundmi, ajo ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram ku ka rrëfyer shumë gjëra për veten.
Pyetjes se kujt i ngjante më shumë, Nicol iu përgjigj me një foto nga fëmijëria ku tregon se ngjan me të atin.
Ndryshe nga mamaja e saj, Nicol nuk ka lidhje me televizionin, por dëshiron të ndjekë hapat e saj në biznes. Edhe pse është e lidhur me Shqipërinë, 15-vjeçarja po shkollohet në Londër pasi është një vend që i ofron shumë oportunitete.
Në intervistën e saj me ndjekësit,ajo zbuloi këshillat dhe kritikat që merr nga mamaja e famshme që lidhen me të dukurit sa më natyrale në fotot, por edhe që të tregohet gjithmonë me edukatë dhe me mend në kokë.
Edhe pse vajza e një prej moderatoreve më të njohura, ajo tha se nuk e aspiron botën e televizionit, por pas shpreson që pas 5 vitesh të ketë biznesin e saj. Duhet thënë se Nicol është akoma e vogël dhe shumë gjëra mund të ndryshojnë teksa rritet.
Në fund nuk mungoi as videoja me mamin.