Alketa pyetet per pjesmarrjen e Beatrix ne “Dance with me”, moderatorja ngre dyshimet me pergjigjen: “Hyrjet e reja…”

Beatrix Ramosaj ishte nje nder emrat me te perfolur per pjesmarrjen ne programin e kercimit “Dance with me”.

Dyshimet u shtuan akoma me shume kur kengetarja u fotografua krah Alketa Vejsiut dhe Popi Koles, i njohur per punet e tij ne programet e Tv Klan.

Mirepo pas prezantimit te 10 konkurrenteve u vu re se Beatrix nuk ishte pjese e personazheve.

Por, mbremjen e sotme Alketa u ngacmua per pjesmarrjen e kengetares ne “Dance with me” pasi ajo beri me dije se do te kete hyrje te reja.

Alketa vendosi te mos zbulonte ende asgje, por pergjigjia e saj na la te dyshojme se Beatrix do te jete me te vertete pjese e programit.

https://www.instagram.com/reel/Cis5HhCg_qw/?igshid=YzA2ZDJiZGQ=