Shqipëria do të përfaqësohet sot nga këngëtarja Albina Kelmendi dhe familja e saj me këngën “Duje” në gjysmëfinalen e dytë të “Eurovision” më 11 maj rreth orës 22:22 me orën lokale.
Këngëtarja dhe familja e saj janë më shumë se gati për performancën që do të na krenojë të gjithëve e do t’i dhurojë festivalit pak “Shqipëri”.
Shumë personazhe të njohur kanë dhënë mbështetjen e tyre përmes rrjeteve sociale. Një ndër to është edhe Luiz Ejlli. Edhe pse deri më tani duket se Luizi nuk ka qenë edhe aq i fokusuar në Instagramin e tij dhe rrjetet sociale, në këtë rast bëri diferencën.
Teksa ka shpërndarë posterin e televotimit nga cdo shtet i botës, ai i ka bërë thirrje të gjithëve që të tregojnë mbëshetjetjen e tyre përmes votave.
“Të tregojmë të gjithë që jemi familje e madhe. Votoni Albinën”, shkruan Luizi.