Këngëtari shumë i dashur për publikun, Alban Skënderaj, ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në programin “Më lër të flas”.
Ndër shumë përgjigje që dha për fillimet e tij të karrierës dhe projekteve muzikore, Albani tregoi edhe planin që ka për një recital madhështor.
Ai u shpreh se do të jetë një recital shumë më i madh se dy të parët që ka realizuar në kryeqytet.
“Me thënë të vërtetën, kanë qenë dy koncerte të jashtëzakonshme, është sfidë e jashtëzakonshme për mua, se dua të bëj diçka që të them bëra maksimumin që munda dhe është sfidë, se kemi një pikënisje. Do kisha shumë dëshirë, unë kam nisur edhe me stafin bashkë me Oltin dhe gjithë grupin. Po flasim dhe jemi në hapat e para, kam qejf që të jetë diçka që e tejkalon hapësira e një ëndrre, që është spektakolare, që është historike, dua të vë një gur dhe të jetë e rëndësishme për karrierën time, dua që të jetë kulmi i karrierës sime dhe asaj që mund të ofroj, duke qenë se jam në një moshë që mendoj se do të jetë piku. Jemi ende në fillime, ende nuk i kemi vendosur pikat kyçe”, – tha Albani duke shtuar se gjithçka pret që ta realizojë vitin e ardhshëm.