Që Ardit Gjebrea ka plot surpriza për ne këtë sezon televiziv këtë e kishim kuptuar por që do merrte Ronela Hajatin dhe Alban Ramosajn në “Shihemi në Gjyq”, këtë s’na e kishte marrë mendja.
Dhe në fakt ende nuk na e merr, edhe pse Arditi ka bërë një postim që të bën konfuz në rrjetet sociale.
Ai ka publikuar një foto të dy artistëve bashkë, Ronelës dhe Albanit, të cilët duket si në prapaskenën e një programi tek e “E Diela Shqiptare”, teksa bashkangjitur pozës së tyre shkruan: “Gati për Shihemi në Gjyq? Apo mos është efekti dashurisë magjike?”.
https://www.instagram.com/p/Ci-dhkmDcbB/?igshid=NGI3YWI1Y2U=
Që artistët të jenë në rubrikën e njohur të Eni Cobanit, kjo ka pak ose aspak gjasa që të ndodhë.
Megjithatë pas përballjes së fortë artistike në Festivalin e RTSH fundvitin e shkuar për vendin e parë, nuk do ishte edhe aq cudi…
Megjithatë postimi i Gjebreas mund të merret si konfirmim që ata do të jenë konkurentë në “Kënga Magjike”.
Ramosaj e kishte bërë me dije edhe më parë këtë, por për Ronelën nuk dihej asnjë informacion.