Aktorja shumë e njohur e serialeve turke dënohet me 2 vjet burg

Aktorja e njohur turke, Farah Zeynep Abdullah është dënuar me 2 vjet e 4 muaj burg.

Sipas mediave turke, Farah Zeynep Abdullah u dënua për disa postime në rrjetet sociale lidhur me një rast për ngacmim seksual të një femre që ka ndodhur në Turqi.

Aktorja u dënua me arsyetimin se “ka fyer me mesazh audio, me shkrim apo video”.

Farah Zeynep është e njohur në vendin tonë pasi disa seriale televizive ku ajo bën pjesë janë transmetuar në televizionet shqiptare.