Aktorja e njohur, shtatzënë për herë të parë, zbulon gjininë e fëmijës në mënyrën më të ëmbël

Aktorja e njohur, Kaley Cuoco, është shtatzënë. Ajo dhe partneri, Tom Pelphrey, pritet të bëhen prindër për herë të parë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktorja përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka zbuluar edhe gjininë e foshnjës, që është vajzë.

Vajza jonë e vogël vjen në vitin 2023. Jashtëzakonisht e bekuar dhe e lumtur. Të dua Tom Pelphrey”, ka shkruar Kaley krahas një fotografie, ku ajo dhe Tom shihen të përqafuar duke e mbajtur një copë tortë ngjyrë rozë.

https://www.instagram.com/p/CjlnNuMvQkV/?igshid=NGI3YWI1Y2U=

Kujtojmë që çifti u lidhën në maj të këtij viti. Cuoco, më parë ishte e martuar me lojtarin e tenisit, Ryan Sweeting, nga viti 2013 deri më 2016.

Dy vjet më vonë ajo u kurorëzua me trashëgimtarin miliarder, Karl Cook, martesë kjo e cila përfundoi në vitin 2021.