Aktorja e famshme e serialit “Game of Thrones” pranon publikisht se eshte biseksuale?

Më 2 qershor, ylli i Game of Thrones, Sophie Turner, postoi në Instagram për të festuar “muajin e krenarisë” dhe komunitetin LGBTQ+.

“Është muaji i krenarisëëë! Koha s’është ‘e drejtë’ (straight) dhe as unë nuk jam”, shkroi ajo.

*straight – nënkupton heteroseksualitetin në anglisht.

Ndër disa gif të vendosura në story, njëra prej tyre thotë: “Lëviz, jam gay”.

Pas kësaj, të gjithë mendojnë se aktorja pranoi publikisht biseksualitetin.

“Mos vallë Sophie sapo pranoi se është biseksuale në Instagram?”

 

“Pra, Sophie Turner është bi, por pranoi të martohej me Joe Jonas në vendin tim?!”

 

“Sophie Turner tha: E respektoj komunitetin e heteroseksualëve, por nuk jam unë.”

 

“Sophie Turner konfirmoi biseksualitetin? Gëzuar ‘muajin e krenarisë’!”

 

/Glamour, Anabel