Aktori i njohur për rolin në “Squid Game”, O Yeong-su, protagonist i një ndër serialeve më të ndjekur në Netflix, është duke u përballur me akuza për ngacmim seksual.
Në fakt është hera e dytë që ngrihen akuza kundër tij, teksa prokuroria e Koresë së Jugut pretendon se 77-vjeçari preku trupin e një gruaje kundër vullnetit të saj, sigurisht mbështetur në dëshminë e kësaj të fundit.
Ngjarja ndodhi në vitin 2017 dhe viktima e denoncoi incidentin në polici, gjatë dhjetorit të kaluar, teksa cështja u mbyll në prill dhe u rihap sërish me kërkesën e viktimës.
Aktori i ka mohuar akuzat në mënyrë të prerë dhe tha se i ka kërkuar falje viktimës, por u shpreh se ndjesa nuk kishte lidhje me akuzat e pretenduara nga gruaja.