Aktori i famshem ben deklaraten e fuqishme: “Instagrami eshte vdekja”

Aktori 37-vjeçar, Jonah Hill, e ka përshkruar rrjetin social Instagram, si vrasësin më të madh të brezit aktual dhe ka thënë se platforma krijon varësi po aq të dëmshme sa cigaret. Hill u shpreh më herët se:

Instagrami është si cigaret e kohës sonë. Është vrasësi më i madh. Është vdekja. Dhe unë marr pjesë plotësisht në të, ashtu siç pi cigare. Por përsëri, ka një spektër për atë që është apo jo e shëndetshme. Unë duhet të kem një ndërveprim të kufizuar me të.

Ylli i filmave të komedisë nuk dëshiron të kritikojë askënd që përdor Instagram-in, pasi edhe ai është po aq ‘hipokrit’ sa të tjerët. Ai shtoi se:

Unë nuk po kundërshtoj askënd. Do të postoj ‘selfie’ dhe nuk më intereson. Ideja është se duhet të jetë një punë në progres për të arritur drejt lumturisë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jonah Hill (@jonahhill)

Ndërkohë, Jonah kohët e fundit zbuloi se më në fund e do dhe e pranon veten pas disa vitesh talljesh publike për trupin e tij. Ai tha:

Unë nuk mendoj se e kam hequr ndonjëherë këmishën në një pishinë derisa isha në mesin e të 30-ave, edhe para familjes dhe miqve. Ndoshta do të kishte ndodhur më herët nëse pasiguritë e fëmijërisë sime nuk do të përkeqësoheshin nga vitet që njerëzit kanë bërë shaka me trupin tim. Sot, jam 37 vjeç dhe më në fund e dua dhe e pranoj veten. Ky nuk është një postim për mua dhe as që ju të keni mëshirë. Është një postim për atë fëmijën që nuk e heq këmishën nga pishina. Argëtohu! Ti je i mrekullueshëm!

Rikujtojmë se, aktori i njohur amerikan ka investuar në një shtëpi të re në plazhin Malibu. Sipas “Dirt”, Hill pagoi 9 milion dollarë për një shtëpi në “Malibu Colony”, një komunitet bregdetar i mbushur me yje të tillë si Tom Hanks, Bette Midler dhe shumë më tepër.