Aktorët e famshëm të “Games of Thrones”, Rose Leslie dhe Kit Harington kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë. Në një foto të botuar nga Page Six e New York Post, ata shfaqen në Londër me një foshnjë të porsalindur të lidhur në kraharorin e Leslie-t.
Një përfaqësues për çiftin ka konfirmuar për People se dyshja kanë mirëpritur një djalë dhe janë shumë të lumtur.
Prindërit e rinj, të dy 34 vjeç, konfirmuan shtatzëninë në shtator, pasi Leslie u shfaq në Make Magazine dhe foli rreth mënyrës se si çifti e kanë kaluar kohën së bashku në shtëpinë e tyre në Tudor, mes pandemisë së koronavirusit.
Harington dhe Leslie u takuan në sheshxhirimin e “Game of Thrones”, ku interpretonin Jon Snow dhe Ygritte, dy personazhe që u takuan për herë të parë gjatë sezonit të dytë dhe u dashuruan.
Spekulimet për marrëdhënien në jetën reale filluan kur Harington dhe Leslie u fotografuan në vitin 2012 të kapur përdore.
Edhe pse të dy yjet nuk e konfirmuan kurrë se po dilnin bashkë, një burim anonim tha për The Stir në gusht të 2013-ës se aktorët u ndanë. Vitin pasues, Us Weekly raportoi se Harington dhe Leslie kishin rindezur romancën e tyre, edhe pse Harington e quajti veten beqar gjatë një interviste për britaniken GQ që u botua në janar të 2015-ës.
Harington dhe ylli i “Good Fight” u shfaqën për herë të parë në tapetin e kuq si çift në Olivier Awards në prill të 2016-ës. Harington pranoi për Vogue Italia se ra në dashuri me kolegen e tij ndërsa po filmonte “GoT” në Islandë.
Fejesa e çiftit u njoftua zyrtarisht në shtator të 2017-ës, pas shumë spekulimeve. Çifti më vonë u martua në një dasmë me shumë të ftuar VIP në Wardhill Castle në Aberdeenshire, në Skoci në qershor të vitit 2018.