Mad Clip, reperi i njohur me origjinë greke, dy ditë më parë ka ndërruar jetë pas një aksidenti automobilistik në Vouliagmeni, Athinë. Makina “Porsche” që po ngiste, devijoi nga rruga dhe u përplas në një shtyllë.
Përplasja ishte shumë e fortë pasi mjeti u shkatërrua plotësisht dhe madje grupit hetimor iu desh kohë të zbulonte që viktima ishte reperi, emri i vërtetë i të cilit është Peter Anastasopoulos.
Mediat fqinje raportojnë se shërbimet zjarrfikëse u përpoqën me orë të tëra për të nxjerrë trupin nga automjeti.
Lajmi për vdekjen e tij i ka trishtuar të gjithë miqtë, bashkëpunëtorët dhe fansat e artistit.
Së fundmi, partnerja e tij, modelja e njohur Anna Maria Iliadou, i tha lamtumirën e hidhur Mad Clip-it përmes një postimi në Instagram.
Ajo shkroi në një sfond të zi “RIP Mad” duke vënë pranë një pëllumbi të bardhë dhe një zemër të thyer, që tregon gjithë dhimbjen e madhe që ajo ndjen në këto momente.
Kujtojmë se Mad Clip po kthehej në shtëpi nga dasma e mikut të tij, Giorgos Benioudakis, por pas largimit ai u aksidentua për vdekje.
Mediat greke kanë zbuluar se në këtë event Mad Clip ka kënduar bashkë me këngëtaren e famshme me origjinë shqiptare, Eleni Foureira.
Burimi: /iconstyle