Fifi është komentuar gjatë pasi vitin që shkoi humbi shumë kilogramë dhe si duket kjo gjë vazhdon të ketë interes për fansat e saj. Por, pervec ketij faktori te mire prej saj, kengetarja vuan prej kohesh nga nje ‘dhimbje e madhe’ qe dashuria ja ka shkaktuar.
Te gjithe e dime se sa shume artistja e ka dashur ish-in e saj, dhe kete gje e ka bere te ditur shpesh si neper intervista ashtu edhe ne rrjete sociale. Dhe mesa duket, ajo ende vazhdon ta doje ate edhe pas kaq shume kohesh te ndare.
Nepermjet nje postimi te shperndare ne instagram, Fifi shfaqet duke dëgjuar këngën e famshme të Nora Istrefit “Dy shokë”.
“Nuk do mundem unë ta fal gabimin tonë që na mundon nga ky çast. Nga ajo natë, e vetme në shtrat Herë e lodhur, zemra ndihet në faj. Se i thoja, i thoja unë: “Të jemi shokë e jo më shumë”, këndon Fifi këngën e Norës, teksa në video duket e prekur.
Si për ta përforcuar akoma më shumë mendimin se këtë këngë ja dedikon dikujt, Fifi shkruan:
“Kurrë s’ma ka marr menja që ka me mu përshtat najher kjo kangë”.
Kujtojme qe edhe para disa ditesh ajo beri nje tjeter postim ne lidhje me ish te dashurin e saj, , në të cilën shihej duke qarë teksa këndonte këngën “Jetike” të Semi Jaupaj. Këtë video shumë e përkthyen si një dhimbje për shkak se ish i dashuri i saj, të cilin ajo e thërriste “stracciatella” u fejua me dikë tjetër.