Një prej miqve të ngushtë të Luizit, Mario Deda, është bërë pjesë e intervistave të ndryshme televizive për të folur si një person shumë i afërt i këngëtarit.
Përpos këtyre intervistave, ai shpesh ka organizuar edhe pyetësor me ndjekësit e tij në Instagram, ku sërish shumica e pyetjeve kanë qenë rreth Luizit.
Së fundmi, Mario është pyetur për opinionin e tij përsa i përket afrimitetit që është krijuar mes mikut të tij dhe Jorit, gjë që jo pak herë është komentuar në rrjet si një romancë e mundshme.
Mirëpo, ai mendon se ky afrimitet është vetëm një strategji loje e Luizit dhe asgjë me tepër.
Mario gjithashtu tregoi se ka takuar Kiarën pas daljes së saj nga “Big Brother VIP” dhe se ajo është e dashuruar marrëzisht pas Luizit.