Duket se njerëzit janë përshtatur aq shumë me standardet jorealiste të bukurisë të vendosura në rrjetet sociale, saqë e kanë shumë të vështirë të shohin një trup normal.
Nëse barku nuk duket i sheshtë si në pasarelat e modeleve, të gjithë kanë një pyetje “Je shtatzënë?”.
E teksa disa realisht mendojnë për shtatzëni kur shohin foto pa photoshop, të tjerë e përdorin këtë pyetje si ofendim.
Me një situatë të pakëndshme është përballur ditën e djeshme aktorja dhe deputetja e Kosovës Adriana Matoshi e cila ka publikuar një foto në Instagram dhe ka vendosur mos ta editojë. Të gjithë i dimë linjat e saj trupore që janë për tu patur zili, e në këtë foto ajo ka zgjedhur të shfaqet me barkun “joperfekt”.
Mirëpo kaq ka mjaftuar që ndjekësit të vërshojnë me komente si “Si shtatzënë po dukesh!” Teksa disa media në Kosovë nxituan të shkruajnë se ajo është në pritje të ëmbël.
Megjithatë, Adriana nuk ka qëndruar në heshtje, por ka reaguar, duke shuar zërat. Ajo ka rishpërndarë në Instastory një postim ku shkruhet “Porsa u ktheva nga një kontroll rutinor bërë deputetes Matoshi dhe konsultoj se mediat janë duke shpifur.
Pra, deputetja Matoshi nuk është shtatzënë!” Këtë postim ajo e ka shoqëruar me disa emoji duke qeshur me lot.
/News-31