Gjashtëmbëdhjetë vjeçarja Nella Salminen u fut në këpucët e presidentit finlandez Sauli Niinistö për një ditë.
Nella mori drejtimin e vendit nordik si pjesë e fushatës globale të sponsorizuar nga fushata #GirlsTakeover për të promovuar të drejtat e vajzave në politikë dhe biznes të organizuar nga Plan International, një organizatë humanitare e cila punon në 71 vende në të gjithë botën për të drejtat dhe barazinë e fëmijëve dhe vajzave.

Ajo e kaloi kohën pranë presidentit duke takuar politikanët dhe duke folur në një konferencë për klimën.
“E gjithë kjo ditë është si gjëja më e mirë që kam përjetuar për një kohë të gjatë,” tha Nella.
Adoleshentja shtoi se potenciali i vajzave duhet të njihet më mirë dhe se ato duhet të përfshihen më shumë në politikë.
“Nuk është e drejtë që vendimet që ndikojnë shumë tek unë janë marrë nga vendimmarrësit pa pyetur opinionin e brezit tim.”
Ajo gjithashtu diskutoi ndikimin e keqinformimeve në internet me presidentin.
Qeveria e Finlandës udhëhiqet nga kryeministrja Sanna Marin, e cila u bë kryeministrja më e re në botë kur mori pushtetin në moshën 34 vjeçare, duke udhëhequr një koalicion prej pesë partish të qendrës së majtë, të cilat të gjitha udhëhiqeshin nga gra.
