”Adisi të do për vëmendje”, Fifi ka dy fjalë për “gojët e liga”: Më kanë ofenduar e bullizuar

Fifi ishte një nga të ftuarat e mbrëmjes së sotme në “Zemër Luana” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën në Tv Klan.

Ajo shumë shpejt publikon dhe albumin e saj më të ri të titulluar “Vëmëndje”, në të cilin projekti i parë muzikor që u lançua kishte të njëjtin titull.

Këngëtarja në këtë projekt muzikor ka folur për të gjitha ndjesitë e saj të këtij viti.

Sfida në të cilën ishte e përfshirë ishte pikërisht një lojë e përshtatur për albumin e saj, ku Fifit iu desh të jepte përgjigje pyetjeve për çdo ndjesi që ka shprehur në këngë nëpërmjet tekstit.

 

Kushtuar fjalëve në tekst për interes e për vëmendje, Fifit iu bë kjo pyetje nga gazetarët që e rrethonin:

“Çfarë ke për t’u thënë “gojëve të liga” që Adisi të do vetëm për vëmendje e për famë?

Ndërkohë në këtë moment, Fifi bën me gisht të mesit për ata që i thonë se Adisi e do për vëmendje, teksa shtoi: “Bëj gjithçka për të! Ai ka ardh në një moment në jetën time që më kanë ofendu, bullizu e ça s’më ka thënë publiku e m’ka kap si një shqiponjë e më ka nxjerrë prej aty”, përfundoi Fifi.