Pas aventurës së saj në “Big Brother VIP”, dhe ‘historisë’ së shkurtër ~miqësore~ që pati me Granit Canën, Fifi krijoi mjaft bujë pasi bëri publike romancën e saj me Adis Patushin, lidhje e cila vazhdon deri më sot.
Adis Patushi është i njohur për publikun pasi ka qenë në një lidhje me modelen Adrola Dushi, me të cilen ka edhe një femijë.
Së fundmi, teksa ndodhet pikerisht krah Troi-t, Adisi i ka bërë një dedikim mjaft të ëmbël atij.
“Për flappyboy-n tim.. je gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë.. në këtë botë je bota ime Troi Patushi, Babit i mungon shumë!”- shkruan ai krahas fotos.
https://www.instagram.com/p/CiYBlUAN-lY/?utm_source=ig_embed&ig_rid=a53a8dd0-ab1b-4672-83be-39867bac2ab4
Mirëpo, ashtu sic pritej, vëmendjen e morri komenti i Fifit e cila ka shkruar disa zemra.
Në këtë mënyrë ajo tregon mbështetjen për partnerin e saj si dhe raportin e mirë që ka me djalin e tij.