Ditën e djeshme modelja e njohur Sumner Stroh publikoi një video në TikTok ku tregoi se ka patur një lidhje me këngëtarin Adam Levine.
Ky i fundit reagoi për herë të parë dhe mohoi të ketë një lidhje me modelen, por pranon se ai “e ka kaluar kufirin”.
“Kam përdorur gjykim të dobët duke folur me dikë tjetër përveç gruas sime në ÇDO lloj mënyre flirtuese,
Unë nuk kam pasur një lidhje, megjithatë, kam kaluar kufirin gjatë një periudhe të dobët të jetës time”
Levine, 43 vjeç, tha se ndërveprimet e tij “në raste të caktuara” u bënë “të papërshtatshme”.
Ai shtoi, “Unë e kam adresuar këtë dhe kam ndërmarrë hapa për ta korrigjuar këtë me familjen time.”
Levine është i martuar me modelen e Victoria’s Secret, Behati Prinsloo që nga viti 2014.
Të dy kanë vajzat Dusty Rose, 5 vjeç dhe Gio Grace, 4, dhe kanë një fëmijë të tretë rrugës. Ata konfirmuan se prisnin përsëri në fillim të këtij muaji.
Këngëtari përfundoi duke thënë:
“Gruaja ime dhe familja ime janë gjithçka që më intereson në këtë botë.
Të isha kaq naiv dhe aq budalla sa të rrezikoja të vetmen gjë që ka vërtet rëndësi për mua ishte gabimi më i madh që mund të bëja ndonjëherë. Nuk do ta bëj më kurrë. Unë marr përgjegjësinë e plotë. Ne do ta kalojmë atë dhe do ta kalojmë së bashku.”