Behati Prinsloo është bërë “e gjallë” për herë të parë në rrjete sociale që pas skandalit të bashkëshortit të saj, Adam Levine.
Modelja ka publikuar në rrjete sociale një foto me gjuhën jashtë dhe me gishtin e mesit, e cila duket si një përgjigje për lajmet që kanë qarkulluar në rrjet. Behati ka habitur jo pak ndjekësit.
Kujtojmë se modele të ndryshme kanë deklaruar se Adam i ka ngacmuar me mesazhe, ndërsa një prej tyre ka treguar se ka pasur një lidhje me të.