“A të pëlqen vërtet…”, vajza e Alketa Vejsiut rrëfehet pa dorashka për jetën sentimentale!

Shfaqja në rrjete sociale të vajzës së Alketa Vejsiut, Nikol Nelo, shkaktoi shumë zhurmë në mediat rozë për shkak se moderatorja e kishte mbajtur gjithmon larg vëmendjes së publikut.

Nikol vazhdon të qëndrojë mjaft aktive në rrjetet sociale.

Në llogarinë e saj në Instagram nuk mungojnë as bisedat virtuale që ajo realizon me ndjekësit herë pas here.

Ndër të tjera Nikol është pyetur për jetën e saj private.

Një ndjekës e ka pyetur Nikol nëse ka dikë në jetën e saj duke shtuar nëse ai është ‘xheloz’ që i shkruajnë kaq shumë.

“A të pëlqen vërtet dikush? Dhe si reagon duke e ditur që të shkruajnë kaq shumë veta?”– ishte pyetja e ndjekësit.

“Kam përshtypjen që të gjithë kemi një pikë të dobët për dikë…” është shprehur Nikol duke lënë të nënkuptohet se mund të jetë dikush në jetën e saj.