“A mendon ndonjëherë për të?”- Ja si iu përgjigj Kristi pyetjes së Shpatit në lidhje me ish partneren

Si rrallëherë Kristi ka folur për vajzën me të cilën ishte në një lidhje jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Teksa bisedonte në oborr me Shpatin, ky i fundit e pyeti Kristin nëse mendon ndonjëherë për personin në fjalë.

Ai u përgjigj se i ka shkuar shpesh në mendje, jo si një person për të cilin ndjen mall, por ka menduar se si i ka pritur gjithë situatat e ndodhura, pra e ka kujtuar me keqardhje.

https://www.instagram.com/reel/CpSrPfxPY3E/?igshid=YmMyMTA2M2Y=

Kristi gjithashtu foli edhe për raportin e mëparshëm me Kejvinën, për të cilën u shpreh se nuk krijoi një lidhje për respekt të personin jashtë, por edhe sepse nuk kishte ndonjë interes për Kejvinën, ndërsa për Keisin u shpreh është gjithçka ndryshe.

https://www.instagram.com/reel/CpSq1NBO-YA/?igshid=YmMyMTA2M2Y=