Mjafton një deklaratë e nxjerrë nga konteksti, një muzikë indiane në sfond dhe ja – u krijua një dramë e re.
E ftuar në “Big Brother VIP Fan Club”, Kiara Tito u pyet në lidhje me pretendime në rrjete sociale se ajo ka një pëlqim ndaj Kristit.
Thashethemet bazohet në video të montuara në mënyrë të tillë që nënkuptojnë se mes tyre ka diçka ose të nxjerra jashtë kontekstit. Në “Fan Club”, Kiara i mohoi këto aludime.
“Oh Zot, çfarë dramash. Është qesharake mënyra se si vijnë reagimet pas një situate të tillë, sepse shumë banore mund të kenë patur momente të tilla dhe thjesht janë komentuar dhe mund të jenë anashkaluar.”
E di çfarë, po them vetëm një fjalë: Kristi është si vëlla i vogël. E ngacmojmë të gjithë dhe ka ato reagimet e lezetshme dhe për këtë arsye e kemi ngacmuar gjatë gjithë kohës. Ato videot nuk kanë lidhje fare.” – përfundoi Kiara.