Luizi dhe Kristi janë përfshirë në debate të ashpra me njëri tjetrin në dy ditët e fundit.
Ditën e sotme teksa qëndronin në verandë, Luizi pyeti Kristin a ka fytyrë t’i dalë Sabianit përpara duke u nisur nga ndarja e tij me Keisin brenda Big Brother Vip.
Kristi tha se është sjellë shumë korrekt me Sabianin dhe nuk ka treguar asnjë sjellje jo korrekte ndaj tij.
“Unë me Sabianin jam sjellë shumë korrekt. Ty nuk të ka ngelur gjë për të thënë. Kam fytyrë? Ke fytyrë të dalësh te prime me këtë që po bën?”, i tha Kristi Luizit.
Në lidhje me debatet mes Luizit dhe Kristit reaguan familjarët e këtij të fundit ditën e sotme.
Ata reaguan në një postim në rrjetet sociale, ku teksa postuan momentin nga debati i Kristit me Luizin, bashkangjitur saj shkruan: “Ky është diplomati që e bëri noter Jozefina“.
Ndërsa në përshkrimin e postimit thuhej: “Ky model mjerimi eshte arsyeja se pse shqiptaret ne te gjithe Europen shihen me perbuzje. Faleminderit per komentin e pergjegjshem“.