Nominimi “kokë më kokë” i Olta Gixharit me Kiara Titon ka bërë këtë të fundit që të afrohet më shumë me Luizin, pasi i frikësohet një eleminimi.
Moderatorja po i konsideron këto si ditët e fundit në shtëpi, madje e kemi parë shpesh ti lërë disa porosi Luizit, si ajo e fitores së reality show-t.
Mirëpo teksa ndodheshin të dy në krevat gjatë natës, Kiara i ka bërë një pyetje Luizit në lidhje me të shkuarën e tij jashtë BBV.
“A ke diçka nga jashtë që nuk ma ke thënë?”, e pyet Kiara ndërsa Luizi duket se po përpiqet ta evitojë bisedën me të dhe se nuk po e kupton moderatoren se ku do të dalë.
https://www.instagram.com/reel/CqIOcs8NAAB/?utm_source=ig_embed&ig_rid=f24a8dc0-1eda-42b4-bc6a-249d4e71aabc
