Rita Ora zhvilloi një intervistë me Louis Theroux dhe qartësoi akuzat për një lidhje me Jay Z.
Këngëtarja 32-vjeçare është akuzuar se hyri në një trekëndësh dashurie mes Jay Z dhe Beyoncè dhe e gjitha nisi nga albumi “Lemonade” që Bey publikoi në vitin 2016.
I gjithë albumi fliste për një tradhti të kryer nga partneri, me “Becky-n me flokë të bukura”. Albumi theu rrjetin dhe të gjithë u përpoqën të gjenin gruan që lëndoi Beyonce.
Pastaj, dashur pa dashur, Rita i “ushqeu” thashethemet, pasi pas debutimit të “Lemonade”, postoi një foto ku mbante veshur një palë reçipeta me limonë dhe një varëse që dukej sikur kishte inicialin “J”.
Sigurisht, gazetari ia ktheu në vëmendje momentin dhe Rita iu përgjigj: “O Zot, vërtet ishte një rastësi dhe as e kam menduar fare”.
Sa i përket varëses, Rita tha se ishte “r”, por ata e kthyen nga ana tjetër.
Në vitin 2008, Rita nënshkroi kontratën me labelin “Roc Nation”, të udhëhequr nga Jay Z dhe pas publikimit të albumit të saj, Rita e hodhi labelin në gjyq me pretendimin se “ndihej e neglizhuar dhe se labeli nuk e kishte mbështetur”.
Më pas, të dy palët dakordësuan dhe gjyqi u mbyll.
Burimi: /Anabel