“A ka ndodhur gjë poshtë jorganit”- Kiara shuan kureshtjen e madhe të publikut

Kiara Tito la shtëpinë e “Big Brother VIP” mbrëmjen e djeshme, këtë herë përfundimisht.

Sot, moderatorja ishte e ftuar në “Fan Club” ku foli për rrugëtimin e saj pas rihyrjes në reality show si dhe propozimin për martesë nga Luizi.

Mirëpo ajo iu përgjigj dhe pyetjes së famshme që na ka munduar të gjithëve: A ka ndodhur gjë poshtë jorganit?

“Jo nuk ka ndodhur asgjë. Vetëm puthje dhe ndonjë masazh i vogël (qesh). Ajo gjë nuk mund të ndodhte kurrë, e kemi thënë që në fillim”, tha Kiara.

Kiara tregoi dhe se si e imagjinon dasmën me Luizin.

“Gjithmonë kur kam qenë e vogël kam ëndërruar të martohem në kishë e imagjinoja veten me një fustan të gjatë me një bishtë të gjatë, teksa futem në kishë me babin, kështu që kisha do jetë, për pjesën tjetër o plazh o ndonjë stadium se kemi ftuar gjithë ata njerëz, nuk e di ku do i fusim…”.