Një mbrëmje pas finales së madhe është organizuar një ‘afterparty’ për të festuar me të gjithë ish-banorët dhe të ftuar të tjerë VIP.
Intervistat kanë qenë të shumta dhe Efi Dhedhes nuk mund t’i shpëtonte disa pyetjeve nga gazetarët.
Ke pasur komunikim me Kiarën?
“Jo nuk kam pasur, nuk kemi pasur kohë të flasim, por do të kemi mjaftueshëm në vazhdim”.
Po me Luizin?
“Jo , akoma jo. Po prit se dje mbaroi, kishte afterparty-n mbrapa, unë ika në shpi”.
Kur ke qenë në fillimet në Big Brother ke thënë se je në një lidhje. Je akoma e lidhur?
“Po, po”.
A je e lumtur?
“Pafund”.
Cili ishte mesazhi që more?
“Është personale”.