Michele Morrone nuk është në lidhje me Khloé Kardashian, konfirmon për Page Six një përfaqësuese e aktorit të “365 Days”.
Morrone dhe Kardashian u takuan për herë të parë në Javën e Modës në Milano këtë fundjavë gjatë shfaqjes së Kim Kardashian dhe Dolce & Gabbana, “Ciao, Kim”.
Yllit italian thjesht iu kërkua nga ekipi i D&G PR të bënte një foto me Khloé dhe të dyja palët, në njëfarë mënyre, u detyruan.
Thuhet se Morrone mendonte se Khloé ishte “shumë e bukur”, por asgjë nuk ndodhi mes tyre.
Kur fotoja e çiftit u shfaq në internet, fansat shprehën mbështetje të zjarrtë për një romancë të mundshme midis Morrone dhe Khloé pas ndarjes së saj nga ish-i, Tristan Thompson.
Por, me sa duket, nuk paska asgjë përtej asaj fotoje dhe disa fjalëve të shkëmbyera gjatë sfilatës..