Ilir Shaqiri është një nga balerinët më të njohur e me të suksesshëm shqiptarë, fama e të cilit i ka kaluar kufijtë. Prej disa edicionesh ai ka qenë anëtar i jurisë së “Dancing with the stars Albania” ku ka dhënë gjykimet e tij profesionale.
Iliri është larguar në një moshë shumë të re nga Shqipëria, për të vazhduar kështu pasionin e njëkohësisht profesionin e tij si balerin në Itali.
Por, a e mbani mend se si dukej Iliri në rikthimin e tij pas 9 vitesh larg vendit të tij?
Kjo video na e rikujton fytyrën e Ilirit e duhet thënë se ka qenë një djalë goxha i pashëm.