A jeni gati te njiheni me sozine e Rihannes?

Eshte i cuditshem fakti i te paturit nje person qe ka fytyren tende, por qe ti as nuk e njeh kush eshte, e as nuk ke lidhje gjaku.

Kushdo nga ne mund ta kete nje sozi diku larg, por qe vetem personat e famshem kane “fatin” t’i njohin sozite e tyre. Raste te tilla kane ndodhur me shume personazhe te showbizit te huaj, duke permendur ketu edhe Rihanen.

Vajza qe i ngjan jashtezakonisht shume Rihanes quhet Priscila Beatrice dhe ne cdo video apo foto te sajen nuk mungojne komentet per ngjashmerine me te.