A jeni gati? Futen në shtëpi banorët e parë të “Big Brother VIP Kosova” (Foto)

“Big Brother VIP Kosova” pritet të fillojë shumë shpejt.

Ndërkohë, moderatorja e njohur, Liberta Spahiu ka zbuluar përmes një postimi në Instastory se banorët e parë janë ngujuar në shtëpi.

Ajo shfaqet krah drejtorit të përgjithshëm Adriatik Kelmendi, moderatorit Alaudin Hamiti dhe pjesë nga stafi drejtues i Klan Kosova që po punon për këtë projekt.

Kujtojmë që deri tani është zbuluar se moderatorë të spektaklit do jenë Jonida Vokshi dhe Alaudin Hamiti ndërsa opinionist Olti Curri.