Olta Gixhari ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në “Më lër të flas”, ku foli për eksperiencën e saj në BBV.
Mirëpo Olta u ndal dhe te teoritë konspirative që janë përhapur në rrjet.
Ajo sqaroi një nga ‘teoritë konspirative’, që lidhet me një bisedë të sajën në dhomën e rrëfimit, në të cilën Olta, me mikrofon ndezur, thoshte se deri në atë moment ishte e kënaqur, por pas 2 javëve shihej rezultati.
“Unë jam e bindur që vajzat dhe gratë që po shohin këtë emision e kanë kuptuar për çfarë po flas. Unë thjesht bëra një botoks në ballë dhe ajo më thotë: ‘Afrohu të të shoh ballin’ dhe unë afrohem dhe i them: ‘Pas dy javësh do i shoh efektin’. E bëra botoksin pak në mënyrë të fshehur le të themi, sepse më ishte tekur që në atë program u plaka shumë dhe m’u bë psikozë”.
Për ta faktuar, ajo lëvizi ballin dhe siç e ka botoksi, pjesa ishte e ngrirë dhe nuk shihej asnjë lëvizje.
Ajo ceku edhe momentin kur tha se “Luizin e mbajnë brenda” dhe sqaroi se në atë çast, mendoi se meqë Luizi dhe Eduart Grishaj janë të dy shkodranë, ai e mbronte Luizin.
Ajo tha se brenda, Olta mendonte se Luizi kishte në krah produksionin, ndërsa njerëzit jashtë mendonin se Olta kishte në krah produksionin.