Në rrjet kanë qarkulluar zëra se Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kishin një krizë në çift, pasi futbollisti mendonte se partnerja e tij nuk është shumë me këmbë në tokë dhe se është shkëputur nga realiteti, falë parave të tij.
Por, këtyre thashethemeve, Cristiano zgjedh që t’u japë fund sipas mënyrës së tij: Duke postuar një foto në Instagram.
Ai shfqet duke u puthur me partneren e tij dhe në mbishkrim shkruhet: “Gëzuar për dashurinë”.
Më herët, edhe Georgina ka reaguar duke i mohuar zërat, por sipas njerëzve “heshtja” e Cristiano-s ndoshta i konfirmonte thashethemet.
Ja pra, Cristiano e theu heshtjen dhe mesa duket, ata vijojnë të jenë të lumtur së bashku.