Marredhenia mes Fifit dhe Granit Canes ishte nje nga “romancat” me te komentuara ne “Big Brother VIP”, si brenda edhe jashte shtepise.
Banoret e tjere dhe publiku shihnin se kengetarja ishte shume e dhene pas Granitit.
Mirepo pas daljes nga shtepia e BB VIP, Fifi mohoi te kishte ndjenja per te madje per pak kohe beri publike lidhjen me Adisin.
Tashme dy ish konkurrentet kane vetem marredhenie miqesore mes tyre, marredhenie per te cilen futbollisti u pyet mbremjen e djeshme gjate nje interviste per “Glamour Zone”.
Moderatorja Ester Bylyku e pyeti Granitin nese kane raporte aq miqesore sa t’i prezantoje Fifit te dashuren e re, dhe ajo t’a prezantoje me te dashurin aktual.
“E di per te dashurin e saj, dhe jam pershendetur me te. Ndersa une privatesine time dua ta mbaj per vete, dhe nuk dua ta bej publike sepse kam hasur disa veshtiresi dhe kam patur disa probleme.“- u shpreh Graniti.