A është xheloz për “ish-in” e Keisit, Lorencin? Ja çfarë thotë Kristi

Hyrja e një nga banorëve më të fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Lorenc Hasrama shkaktoi mjaft zhurmë në rrjet, kjo pasi u përfol se ai ka qenë në një lidhje dashurie me Keisi Medinin.

Nga hyrja e Lorencit në shtëpi, Keisi ndryshoi mjaft sjellje në lidhje me Kristin, aq sa i kërkoi të mos e vazhdojnë më “lidhjen” e tyre në BBV.

Nga ana tjetër, Keisi është parë mjaft e afërt me “ish-in” e saj, Lorencin, madje e ka përkëdhelur disa herë.

Mirëpo a bëhet xheloz Kristi për afrimitetijn e Keisit me Lorencin? Pikërisht këtë pyetje ia ka bërë sot Jori-Kristit, më këtë të fundit që u përgjigj shkurt e qartë: “Fare!”

Pjesë nga diskutimi:

Lorenci: Edhe një javë jam këtu e sigurt.

Keisi: Sa më bëhet qejfi.

Lorenci: Ti se ke idenë sa më bëhet mua.

Jori: Kristi nuk je xheloz që Lorenci flet me Keisin në mënyra kështu?

Kristi: Fare!

Lorenci: Pse duhet të bëhet xheloz ai, ato s’janë bashkë, ai nuk diti ta mbajë. Po të dinte ta mbante.

https://www.instagram.com/reel/CqFrUa1NGvF/?igshid=YmMyMTA2M2Y%3D