Me mbarimin e programit te suksesshem, “Big Brother VIP”, Einxhel Shkira dhe Dj Dagz vazhdojne te jene ne qender te vemendjes dhe kjo per aryse te lidhjes qe ata krijuan gjate qendrimit ne ate program.
Prej muajsh tashme, cifti vazhdon te gezoje lidhjen e tyre ku here pas here e tregojne kete nepermjet rrjeteve te tyre sociale.
Mirepo, se fundmi po qarkullojne lajme se Einxhel Shkira eshte shtatzene.
Madje, diten e djeshme burime për “Prive.al” konfirmuan se Einxhel dhe Dagz do të bëhen prindër së shpejti për herë të parë dhe se moderatorja ishte në javën e 16-të të shtatzënisë.
Nuk kaloi shume dhe nje reagim i menjehershem erdhi nga vete Einxheli, ku nepermjet nje postimi ne InstaStory ajo ironizoi keto burime duke i quajtur te pasakta.
Sot, moderatorja ka reaguar ~serish~ duke gjetur një mënyrë mjaft të veçantë për të mohuar lajmin e shtatëzënisë.
Ajo ka ironizuar lajmin e pavërtetë me anë të komedisë “14 vjeç dhëndër” duke postuar një sërë videosh në Instastory.
Pas këtyre postimeve ajo ka publikuar dhe një story mbyllës ku shkruan:
“Morali fabulës: Përpiquni të mos flisni me bindje në emër të mitrës personale të trupit tim”, ka shkruar Einxhel