Është e rëndësishme të dallosh nëse i dashuri yt është i fiksuar pas teje në një mënyrë toksike, që mund të çojë në një lidhje të pashëndetshme.
Ky artikull do t’ju ndihmojë ta kuptoni, dhe, nëse e gjeni veten tek këto pika, është mirë të merrni masa.
1. Ai bën hapa të mëdha në lidhje.
Edhe në takimin tuaj të parë, ai sështë sjellë sikur donte të të propozonte dhe tani ai ka plane të mëdha për të ardhmen tuaj pas vetëm një jave.
Edhe nëse ai dëshiron të të çojë për pushime, qoftë edhe në dasmën e kushëririt të tij, a nuk është pak shpejt për të gjitha këto?
2. Ai dëshiron vëmendjen tënde vazhdimisht.
Të shohësh dikë gjatë gjithë ditës çdo ditë është e tepërt, veçanërisht në fillim të një lidhjeje. Ai dëshiron që ti të jesh me të 24/7 dhe, kur nuk je, ai kërkon të dijë të gjitha detajet e ditës.
3. Ai nuk ka një jetë dhe do që as ti mos të kesh!
Ti ke një ndjesi që ai s’ka miq dhe nuk ka jetë jashtë marrëdhënies – dhe ka të ngjarë të kesh të drejtë. Njerëzit obsesivë rrallë kanë miq.
4. Është tepër xheloz.
Ai nuk është xheloz vetëm për djemtë, ai është xheloze edhe për dashurinë që tii dhuron miqve të ngushtë apo anëtarëve të familjes, pavarësisht nga gjinia e tyre.
Ai të do të gjithën për vete dhe ka të ngjarë të të ndalojë të kaloni kohë me disa nga miqtë e tu.
5. Ai do të dijë fjalëkalimet tuaja.
Ai kërkon që të ketë vazhdimisht akses mbi aktivitetin tënd ‘online’ dhe të lexojë të gjitha mesazhet e tua.