Modelja dhe këngëtarja e njohur, Morena Taraku, është një nga vajzat më seksi të showbizit shqiptar.
Ajo është gjithmonë në qendër të mediave rozë dhe nuk kishte se si “të shpetonte” edhe këtë herë.
Së fundmi, Morena ka realizuar një mini-intervistë me ndjekësit e saj në Instagram, ku ata kanë bërë pyetjet që dëshirojnë.
Njëri prej tyre ka pasur shumë kuriozitet për jetën private të bukuroshes dhe e ka pyetur për statusin.
“A je beqare?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua nga një ndjekës së cilës iu përgjigj: “Po”.
Në këtë mënyrë, Morena ka zbuluar se është vetëm dhe për momentin nuk ka dikë në krahë.
Nga ana tjetër, pak kohë më parë Morena ndau me ndjekësit një moment mjaft të keq të cilin e përjetoi përgjatë udhëtimit për në Turqi.
“Faleminderit Zotit për jetën tjetër… Dashuri dhe kujdes vetëm për njerëzit e vërtetë pasi jeta është e shkurtër”, bëri me dije modelja.
“Sot kisha një eksperiencë të keqe derisa po udhëtoja nga Kosova për në Stamboll. Pas gjithash, faleminderit Zot që arritëm mirë. Ju lutem respektoni dhe duani veten sepse askush nuk e bën. Faleminderit Zot që më mbrojte” , shkroi Morena.