Që pas largimit nga labeli Babastars, Ledri Vula nuk kishte bashkëpunuar me asnjë prej reperëve që në një moment të karrierës së tyre, kanë qenë pjesë e grupit. Bashkëpunimi i fundit me Majk, që gjithashtu është (ose ishte) pjesë e Babastars, i bëri njerëzit të mendonin se ndoshta Majk është larguar nga grupi.
View this post on Instagram
Detaji i dyshimtë është fakti që kënga “Marr” u publikua në kanalin personal në YouTube të Majk, një kanal i hapur së fundmi. Më parë, këngët e tij publikoheshin në @BABASTARSchannel.
Nga ana tjetër, Getoar Selimi, një nga themeluesit e Babastars, publikoi në Instagram këngën e Majk dhe Ledrit. Thënë kjo, ka gjasa që të jetë një shkëputje shumë e natyrshme e Majkut nga labeli, i cili nuk funksionon më si dikur pas largimeve të njëpasnjëshme të Cozman, Agon Amiga apo Skivit.
Për më tepër, Getoari njoftoi së fundmi në një postim në Instagram se i është përkushtuar një biznesi që nuk ka lidhje me muzikën. Shumë detaje të bëjnë të mendosh që Majk po ndjek një karrierë pa qenë pjesë e labelit, me të cilin duket se ruan të njëjtat raporte miqësore.
View this post on Instagram