A është ende imazhi kryesor i “Digitalb”? Përgjigje më ironizuese se kjo e Ilir Shaqirit nuk mund të merrnim!

Pak jave me pare, ne rrjet u ngriten dyshime se balerini i njohur, Ilir Shaqiri i ka dhene fund kontrates me “Digitalb” si imazhi kryesor i platformes, e cila iu ofrua nga produksioni i “BBV”.

Dyshimet linden pas nje diskutimi mes tij dhe Ermal Mamaqit ne nje puntate te “Dance Albania”.

Asokohe, vajza e tij Emily festonte ditelindjen dhe per kete Iliri kerkoi nje kercim me te ne skene. Ai u shpreh se Emily e ndjek atë përmes aplikacionit, dhe më pas Ermal Mamaqi e pyeti: “Je Akoma imazh i Digitalb ti se s’të kam parë më?”

Përgjigja e Ilirit ishte e shkurtër, teksa ai u shpreh: “I Digitalbit? Atë e di partia”.

Si per mos te mjaftuar kaq, Iliri “i hodhi benzine zjarrit” duke ripostuar kete moment ne rrjetet sociale, e cila ishte publikuar fillimisht nga një faqe.

Mes te tjerash, ne postimin e faqes e cila me pas u ripostua nga Iliri, shkruhej se ““Marrëdhëniet e Iliri me drejtuesit e Top Channel dhe Digitalb nuk janë të mira.”

Pas gjithe zhurmes ne rrjet, ka ardhur dhe reagimi i pare i balerinit.

Ashtu si ne puntaten e “Dance Albania”, Iliri ironizoi serish situaten e tij persa i perket kontrates me “Digitalb”. Teksa u pyet nese eshte ende imazhi kryesor i tyre, ai tha:

“Sigurisht bashkëpunimi vazhdon, është një kontratë që unë kam me ata deri më 31 shkurt. Po presim spotin e radhës. Noshta ndonjë anije kozmike që do arrijë në hënë”.

Epo, pas kesaj deklarate, nuk ka me dyshime se raportet mes tij dhe “Digitalb” jane krisur.