Disa kohë më parë, ish-partneri i Rudina Dembacaj, Aleksandër Varfaj, pretendoi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale sociale se ka një vit që nuk e takon të bijën.
“Një vit pa të puthur. Do të rritesh e do të sqaroj gjëra që nuk ia uroj askujt. Më ka marrë malli”, tha Varfaj.
Sa i përket deklaratës së tij, ka reaguar së fundmi vetë Rudina, duke hedhur poshtë pretendimet e ish-partnerit të saj, teksa shton se nuk e ka ndaluar kurrë vajzën që të takojë të atin.
“Unë di të them që nga ana ime nuk është penguar dhe nuk do pengohet kurrë fëmija im që të takojë prindin e vetë. Nuk do ta bëj këtë kurrë dhe për këtë betohem për kokën e saj. Dhe nuk e kam bërë kurrë”- tha Rudina.