A është e lumtur? Fjoralba Ponari habit me përgjigjen!

Fjoralba Ponari, një nga prezantueset më të ëmbla dhe të pëlqyera u njoh fillimisht për publikun si këngëtare për zërin e saj të mrekullueshëm në ‘The Voice of Albania’.

Më pas, bukuroshja nisi të bashkëprezantojë në “E Diell” ku në fakt u bë shumë e njohur për audiencën e gjerë.

Tashmë prezanton programin e humorit “Portokalli” dhe një emision të sajin me shumë emocione “Më thuaj një dëshirë”.

Fjoralba rrallëherë flet apo poston në rrjete sociale momente me të dashurin e saj, por kur e bën sigurohet të na i bëjë sytë me zemra.

Ditën e sotme me anë të një ‘Ask’ të postuar në Instastory ndjekësit e kanë pyetur moderatoren nëse është e lumtur dhe Fjoralba nuk ka nguruar të përgjigjet por nuk është ajo përgjigje që të gjithë prisnim.

Kjo është një pyetje sa e thjeshtë dhe e komplikuar në të njëjtën kohë. Le të themi që po bëj maksimumin për ti marrë më të mirën cdo gjëje, pavarësisht vështirësive që më dalin në rrugën time