A e uroi ish partnerja për fitoren e BBV? Flet Luizi: “I është bërë qejfi shumë”

Pas përfundim të “Big Brother VIP” ku u shpall edhe fitues i çmimit të madh, Luizi vazhdon ende të jetë kryetemë e rrjeteve sociale.

Tashmë këngëtari ka filluar të jetë aktiv me projektet e tij muzikore, koncertet, por edhe intervistat televizive.

Mbrëmjen e sotme ai ishte i ftuar në programin e binjakëve Veshaj, “Më lër të flas”, ku ndër të tjera foli edhe për lidhjen e tij të shkuar 10 vjeçare me vajzën e Jozefina Topallit.

Luizi u pyet nëse ka marrë një urim nga ish partnerja e tij, gjë që e mohoi por u shpreh se me aq sa e njeh, asaj i është bërë qejfi jashtëzakonisht shumë.

https://www.instagram.com/reel/CsKB0xYLk9t/?igshid=NTc4MTIwNjQ2YQ==