Pak ditë më parë në rrjetet sociale filloi të qarkullonte një video ku shihej se këngëtari Ardit Çuni fitoi një orë me vlerë 250 mijë euro në rrugët e Londrës.
Një pjesë e mirë e publikut mendonin se një gjë e tillë ishte e pamundur e të tjerë ishin të bindur që fati këtë radhë ishte me këngëtarin dhe ai e kishte fituar vërtet orën prej 250 mijë eurosh.
Ardit Çuni në një intervistë për revistën “Bordo” ka sqaruar se fati ishte me të këtë radhë dhe ai e ka fituar orën, por 10 vitet e ardhshme do të jetë e mbyllur në një kasafortë në një nga bankat më të sigurta në Angli, ndaj fansat nuk mund ta shohin nga afër kur takojnë këngëtarin.
“Fati donte të ishte me mua në një vizitë timen në Londër, ku rastësisht u takova me bilionerin e famshëm të Anglisë dhe fitova një nga sfidat e përgatitura prej tij. Pjesa tjetër tashmë është histori – Unë nuk jam as përdorues orësh dhe as fans i tyre (qesh). Me thënë të drejtën më qeshej sepse nuk ja dija rëndësinë…, por e mora vesh më vonë nga portalet kur filluan të më sillnin oferta për ta blerë…! Për të gjithë ju që më pyesni nëpër aeroporte apo evente ku është ora, rrini të qetë sepse për 10 vitet e ardhshme do të jetë e mbyllur në një kasafortë në një nga bankat më të sigurta në Angli”, u shpreh Arditi.